Nador Bakalli rrëfen përballjen shokuese me dosjen 900 faqe të gjyshit

schedule09:56 - 19 Korrik, 2023

schedule 09:56 - 19 Korrik, 2023

Nador Bakalli është një nga ata shqiptar që i ka bërë të gjithë krenarë kudo në botë. Ai sot punon në Universitetin e Nju Jorkut në Toronto, ku drejton disa nga projektet me te medha transformative te universitetit.

Unë kam ikur në vitin 2003, kam qene 20 vjeç, sa kam mbaruar Harry Fultzin në Tiranë dhe jam larguar për studime. Kjo ka qene një ëndërr e nënës sime për të studiuar jashtë shtetit dhe ka qene gjithmonë një ëndërr pasi gjyshi im ka studiuar në Gjermani dhe si të thuash donin të vazhdonim atë rrugëtim.

Ka pas ato përpjekjet dhe vështirësitë e veta, por që ia kam dal. Kam shkuar menjëherë në Toronto se Kanadaja ka qene e tillë, nëse ti mbushje një numër pikësh, sapo hyje në aeroport merrje dokumentat”, u shpreh Nadori në “ABC e Mëngjesit”.

Mirëpo, historia e jetës së tij, nuk mbaron me kaq, pasi Nadori ka pasur si frymëzim gjyshin e tij, i cili ka qene i persekutuar nga regjimi komunist. Ai ka ndarë disa detaje të tmerrshme, që ka lexuar në dosjen me 900 faqe të gjyshit dhe që e frymëzojnë për t’ia dalë në jetë.

Gjyshi ka qene simbol për mua, unë kam pasur fatin që e kam arritur atë. Gjyshi ka vdekur në vitin ’97, unë kam qene 14-15 vjeç dhe të gjithë fëmijërinë time unë e kam shpenzuar me të. Gjithë sjellja e tij, komunikimi i gjyshit më ka frymëzuar në jetë. Ai më ka mësuar me jetën e tij, por pa folur.

Ai ka studiuar në Gjermani për inxhinieri dhe prandaj e kanë dënuar. Unë jam ai që kam dosjen e gjyshit në shtëpi, 900 faqe dhe e di se kush e ka spiunuar dhe me emër. Dëshmitarët janë të gjithë pjesë e dosjes dhe janë të gjitha të bazuar në dëshmi”, u shpreh ndër të tjera Nadoni./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!