Rafael Nadal u kthye me fitore në tenis pas thuajse një viti jashtë fushave. Tenisti nga Mallorca mposhti në dy sete, 7-5 dhe 6-1 Dominic Thiem duke u kualifikuar për në raundin e 1/8-tave në turneun e Brisbane në Australi, një event përgatitor para Grand Slam-it të parë të vitit Australian Open.
Ky sukses i mjaftoi 37-vjeçarit për të vendosur një tjetër rekord të lavdishëm në karrierën e gjatë të përshkruar nga spanjolli, teksa për të 22-tin vit me rradhë, nga viti 2002, Nadal ia del që të regjistrojë të paktën një fitore në turnetë e tenisit.
Sfida e radhës për spanjollin është ajo ndaj australianit Kubler. Objektivi kryesor i Nadal është të jetë në formën maksimale për turneun Australian Open që starton më datë 14 janar dhe përfundon më datë 28 janar. /i.m /abcnews.al