Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Myslim Murrizi është u është drejtuar sot votuesve që të ndihen rehat në katër vitet e ardhshme me zgjedhjen që bënë më 25 prill.
Gjatë fjalës së tij, Murrizi akuzoi mazhorancën për tjetërsim të votave me anë të numëruesve, ndërsa kritikat nuk munguan as për sistemin zgjedhor që la jashtë parlamentit deputetë të votuar që ishin renditur poshtë në lista.
Murrizi e cilësoi marrëveshjen e 5 qershorit një gjellë qensh ndërsa solli në vëmendje që ai në Këshillin Politik Kërkoi depolitizim të administratës zgjedhore pikërisht për të mos lejuar tjetërsimin e votave.
“Hera e parë që dalin 10 mandate të pavlefshme. Këto numërues kush ua caktoi? Si nuk artikuluat një fjalë për 5 qershorin që ishte një gjellë qensh…Kërkova depolitizim të administratës zgjedhore e nuk pranonte Oerti dhe Petriti gjallë…Ju kam kërkuar që të keni sistem të pastër kombëtar, nuk donit..”
Myslim Murrizi tha se nuk ka asnjë pikë respekti për LSI-në ndërsa theksoi se edhe po të kishte mandat nuk do ta bashkonte kurrë me LSI-në.
Duke folur për deputetët që morën një numër të konsiderueshëm votash por nuk thyen dot herësin për të siguruar ulësen në Parlament, Murrzi iu drejtua atyre me më pak vota që t’ua lëshojnë vendet.
“Ftoj në shtator, nëse kanë moral, ata deputetë të kenë pak më shumë kurajo, dinjitet. T’ua lëshojnë vendin atyre që kanë marrë vota më shumë, por që kanë qenë më poshtë….Më ka ik Pandi, iu luta të bashkojmë votat e ta thyejmë këtë kod zgjedhur nuk donte të dilte nga rreshti. Mes mandatit dhe surratit, u bëj thirrje të gjithë atyre që e kanë ,të ruajnë surratin.”
Figurat si Najada Çomo dhe Luljeta Bozo që do të jenë në shtator në parlament, Murrizi i cilësoi me ironi si elitë dhe grup ekstra të ardhur nga NASA që do të zëvendësojnë atë vetë dhe politikanë si Majko, Kodheli, Hajdari etj. sb/abcnews.al/