Nga Alik Spiridonov
Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Deri përpara pushtimit rus, Bucha ishte një zonë periferike e qetë e kryeqytetit ukrainas. Por tashmë, ndërsa ushtria ruse largohet nga periferitë e Kievit dhe fokusohet në Ukrainën lindore ka lënë pas vetëm shkatërrim.
Pamjet nga Bucha që u çlirua disa ditë me parë janë të renda. “Horror” mund të jetë fjala e vetme për t’i përshkruar skenat nga rrugët e mbushura me trupa të pajetë. Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 280 njerëz janë vrarë gjatë muajit të kaluar, ndërsa qyteti është shkatërruar plotësisht.
Vladislav Kozlovsky, një dëshmitar okular i ekzekutimeve të civilëve vendas dhe që jetoi në qytetin e pushtuar për një muaj ka rrëfyer për “Vot Tak” tmerrin e masakrës.
Vladislav, cila është arsyeja që ndodheshit në Bucha?
Vitin e kaluar kam jetuar dhe punuar si kamarier në Kiev, por pas shpërthimit të luftës jam kthyer në zonën e Steklozavod (Bucha), ku jetojnë nëna dhe gjyshja ime. Më 2 mars pushtuesit hynë në qytetin tonë, në ato momente unë isha pranë shtabit të mbrojtjes me disa shokë. Të gjithë ata që nuk kishin armë u urdhëruan të fshiheshin në një strehë afër bazës.
Ajo mbrohej nga dy dyer. Pushtuesit e rrëzuan të parën, të dytin e hapëm vetë, sepse e kuptuam që ata do të futeshin gjithsesi. Ata ishin kryesisht rusë dhe bjellorusë, mund t’i dalloje shumë lehtë nga dialekti.
Çfare ndodhi më pas?
Ata u futën në bunker, dhe gjatë ditëve të para na trajtuan mirë madje dhe na edhe për të ngrënë. Në ato momente, po zhvilloheshin luftime të ashpra dhe nuk na lanë të dilnim. Ne ishim në errësirë totale, nuk kishim drita dhe as ujë.
Pas disa ditësh, ushtarët ndërruan turnin dhe me 7 mars lejuan fillimisht gratë dhe fëmijët të dilnin më pas burrat. Ata filluan t’i kontrollonin të gjithë me radhë, duke grabitur të gjithë sendet që civilët kishin me vetë. Unë kisha një orë, ma morën. Ata persona që ishin të regjistruar në mbrojtjen e vendit apo ishin nacionalistë të ATO-së u qëlluan menjëherë, raporton abcnews.al.
Ata kontrolluan edhe tatuazhet, kërkonin “Natsiks”. Madje, kushdo që kishte stemën zyrtare të Ukrainës u pushkatu, ata u qëlluan në pjesën e pasme të kokës ose në zemër.
Sa civilë janë vrarë në syrin tuaj?
Besoj se 8 persona janë qëlluar në praninë time. Dje pashë trupat e tyre pas një ndërtese në një nga fotot e publikuara të masakrës në Bucha.
A ju morën në pyetje?
Për mua ishte çdo gjë e frikshme dhe isha i sigurt se nuk do të kthehesha kurrë në shtëpi. Një miku im u qëllua në krah dhe njëri prej tyre i tha: Ky plumb është që të mos nxitosh për të ikur në shtëpi.
Më morën në pyetje se ku jetojnë veteranët apo nacionalistët e ATO-s(operacioni antiterrorist ukrainas), por nuk dija asgjë dhe nuk mund të përgjigjesha. Për këtë arsye më kanë rrahur dhe goditur me qytën e pushkës në kokë.
Cili është ndryshimi i ushtarëve të Ramzan Kadyrov nga pjesa tjetër e ushtarëve të Federatës Ruse?
Si silleshin ata?
Disa javë pas pushtimit, ushtarët e Kadyrov hynë me makinë në qytet. Përveç shenjave karakteristike të tyre, ata ndryshonin nga rusët edhe në fizik. Gjatë javëve të fundit, ata lëvizën në zona të banuara që në orët e para të mëngjesit dhe qëlluan çdo person që panë, çdo ditë dikush duhej të varrosej.
Në fund të marsit vranë një fqinjin tonë, një pensionist i quajtur “Shigjetari”. Ai nuk i ka bërë keq askujt dhe sigurisht nuk ishte nazist. Ndërsa “Kadirovitët” u sollën të gjithë në mënyrë mizore dhe barbare, rusët ishin ndryshe.
Mes tyre kishte shumë të rinj. Disa mund të trokisnin në derë dhe të kërkonin të kalonin natën, të tjerët i dhunuan dhe nxorrën pronarët në rrugë. Forcat ruse më dhunuan për herë të dytë në mars. Po qëndroja në shtëpinë e një shoku duke pirë cigare, kur një ushtar rus rreth 25 vjeç me një armë në dorë, i dehur na drejtoi armën dhe na tha se nuk duhej të lëviznin natën dhe i kërkoi të gjithëve të shkonin në shtëpi.
Pas pak ai u kthye, dhe bërtiti: “Po mbron Ukrainën?” dhe filloi të më rrihte. Më theu hundën, rrobat e mia u mbuluan nga gjaku dhe humba vetëdijen për disa sekonda.
Sa nga miqtë tuaj janë vrarë gjatë kësaj periudhe?
Nuk mundem t’i ndaj njerëzit në këtë mënyrë, më vjen keq për të gjithë. Miku im Sergej Semenov, rreth 40 vjeç, vendosi të shkonte me një mikun e tij në këmbë përmes fabrikës së xhamit në qytetin e Irpin. Trupat e tyre u gjetën disa ditë më vonë, raporton abcnews.al.
Sergei u qëllua në pjesën e pasme të kokës, ndërsa miku i tij ishte torturuar nga forcat ruse, dhe më pas e kishin qëlluan në zemër. Ne i varrosëm pikërisht në territorin e uzinës. Më 2 mars, gjatë luftimeve u vranë pesë civilë: tre burra, një grua dhe një pensionist. Trupat e tyre qëndruan në autobus për disa javë dhe ne nuk na lejuan t’i nxjerrim jashtë për ti varrosur.
Në Mariupol, shumë njerëz janë varrosur pranë shtëpive dhe pranë këndeve të lojërave. Çfarë do të thotë kjo?
Nuk na lejuan të shkonim në varreza, kështu që i kemi varrosur viktimat aty ku kishte mundësi. 5 prej tyre i vendosëm në një traktor, më pas pritëm të largoheshin ushtarët për ti varrosur në një gropë.
Dy burra të tjerë u qëlluan nga ushtarët e Kadyrov kur u nisëm për të marrë ujë. Vetëm disa ditë më vonë i varrosëm pas garazheve të mbështjellë vetëm me batanije. Një i moshuar vdiq nga një sulm në zemër. Kur ushtarët rusë erdhën në shtëpinë e tij, e gjetën të vdekur, të ulur në një karrige.
Ai, gjithashtu, u varros i mbështjellë vetëm me një batanije.
A keni pasur ushqime të mjaftueshme gjatë kësaj periudhe?
Ishte shumë e vështirë, sepse nuk kishte drita apo ujë. Isha me fat që në zonën tonë ka shtëpi private me puse, të paktën mund të merrnin ujë nga puset. Njerëzit sillnin ushqim nga shtëpia dhe gatuanin duke ndezur zjarrin dhe më pas ndanim ushqimin me të gjithë.
Në zonën tonë kishte shumë të moshuar.
Po tani ku ndodhesh dhe si ndihesh?
Pas tërheqjes së trupave rusë, unë dhe familja ime arritëm të largoheshim nga Bucha nëpërmjet Irpen. Kemi ecur përgjatë urës së shembur në Kiev, ku më pas na strehuan miqtë.
Edhe dushi është shndërruar në luks për ne. Nuk do të harroj sesi njerëzit qanin kur shihnin bukë, sepse kishin vuajtur nga uria për një kohë të gjatë.
Çfarë mendojnë udhëheqësit rusë, ukrainas dhe të BE-së për krimet mizore në Burcha?
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky publikoi një foto të civilëve në Bucha duke shkruar:“Nënat e ushtarëve rusë duhet ta shohin këtë. Shikoni çfarë keni rritur. Vrasës, grabitës, kasapë.”
Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse shprehu versionin e saj për atë që ndodhi në Bucha. Departamenti mohon përfshirjen e ushtrisë ruse në ekzekutimet masive të qytetarëve duke thënë se asnjë banor i vetëm vendas nuk është përballur me dhunë apo sulme të tillë, kur qyteti kontrollohej nga ushtarët rusë.
Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel tha se ishte i tronditur nga mizoritë e ushtrisë ruse në rajonin e Kievit. Ai tha se Bashkimi Europian po ndihmon Kievin për të mbledhur prova për krimet e luftës dhe tha se do të miratonte sanksione të reja kundër Moskës.
Krerët e Francës dhe Gjermanisë, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, premtuan se do të hetojnë krimet e ushtrisë ruse në Bucha dhe kërcënuan autoritetet ruse se do të mbanin përgjegjësi për veprat e ushtarëve të tyre.
/abcnews.al