Na tregoni se çfarë diferencë moshe keni me partnerin tuaj, t’ju themi se kur do të divorcoheni

schedule16:06 - 10 Qershor, 2022

schedule 16:06 - 10 Qershor, 2022

Sa vite diferencë ka një çift është një faktor përcaktues për suksesin e tyre në një lidhje. Edhe sado që ne nuk duam të vendosim shenja dhe stereotipe, pak marrëdhënie kanë pasur sukses për më shumë se një dekadë.

Pra, sipas qendrave kërkimore në Amerikë, në Universitetin Emory, mosha dhe diferenca që mund të kenë çiftet, mund të përcaktojë në një shkallë mjaft të besueshme përqindjet e suksesit që do të ketë raporti i tyre.

Më konkretisht, sipas disa studiuesve të universitetit specifik, ekziston edhe një formulë e saktë matematikore që tregon se cili është ndryshimi ideal mes çifteve, me një provë prej 3000 pjesëmarrësish.

Prandaj, rezultatet treguan se sa më e madh të jetë diferenca e moshës, aq më pak qëndrojnë së bashku. Pra, në 10 vjet diferencë, shkalla e divorcit shkon deri në 35% ndërsa kur flasim për 20 e lart arrin në 95%.

Arsyet e ndarjes, përveç hendekut të opinioneve, komunikimit dhe interesave, bien edhe në pjesën e financave, fëmijëve dhe arsimit.

Dallimin ideal, nëse ka të bëjë me partneren të jetë më e madhe apo partnerin, e ka dhënë hulumtimi pasi diferenca ideale është pesë vite. Megjithatë, nëse merret parasysh se vitet që ndajnë çdo brez janë shtatë, me të vërtetë pesë duket se janë një numër ideal për të zgjatur një lidhje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!