Shoqata e Futbollit të Uellsit ka ndarë një homazh për Pele, i cili ndërroi jetë këtë të enjte në moshën 82 vjeçare. “Mbreti” ndodhej prej pak kohësh i shtruar në spital pasi vuante nga kanceri i zorrës së trashë. Shoqata ka kujtuar momentin kur ai shënoi golin e parë në Kupën e Botës në 1958 dhe eliminoi Uellsin.
“Pele na theu zemrat në vitin 1958 kur shënoi golin e tij të parë në Kupën e Botës për të eliminuar Cymru-n. Sot zemrat tona janë thyer përsëri. Një legjendë e vërtetë sportive. Mendimet tona janë me njerëzit e Brazilit dhe familjen botërore të futbollit. Gorffwys mewn hedd, Pele.”, thuhet në reagim.
Pele broke our hearts in 1958 to score his first World Cup goal to knock Cymru out. Today our hearts are broken again.
A true sporting legend. Our thoughts are with the people of Brazil and the world football family.
Gorffwys mewn hedd, Pele.#TogetherStronger pic.twitter.com/OJT6QjOfkv
— FA WALES (@FAWales) December 29, 2022
/abcnews.al