Këngëtari i njohur Alban Skënderaj ka treguar si rrallëhere se çfarë nuk i pëlqen te bashkëshortja, Miriami.
I pyetur nga fëmijët te “Në Kurthin e Piter Pan”, ai tregoi se ndonjëherë kur ka njerëz hutohet dhe bën gjeste që të shoqes nuk i pëlqejnë aspak.
LEXO EDHE: “Nuk kishim këto kushte”, Alban Skënderaj tregon punët që ka bërë i vogël
“Unë kur jemi me njerëz hutohem, s’jam i vëmendshëm, kruaj kokën ose mjekrën. Miriami më bën gjeste tërë kohës, ajo mendon se po m’i bën fshehurazi por në fakt e shohin të gjithë. Prandaj unë i them “Miriam ça ke, ma thuaj se po të shikojnë të gjithë”, u shpreh Albani.
Kujtojmë Skënderaj dhe Cani janë një ndër çiftet më të preferuar nga publiku shqiptar. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duamit të vogël.l.k/abcnews.al