“Na shkatërruat çdo ëndërr”, nxënësit e “Mehmet Akif” protestojnë para Ministrisë së Arsimit kundër vendimit për mbylljen e shkollës

schedule10:36 - 26 Shtator, 2022

schedule 10:36 - 26 Shtator, 2022

Nëxnësit e kolegjit “Mehmet Akif”, i cili u mbyll nga qeveria pak ditë më parë, me arsyen se nuk plotësonte standardet, kanë dalë në protestë para ministrisë së arsimit.

Ata kanë kërkuar shfuqizimin e vendimit për mbylljen e kolegjit privat dhe nga Ministria kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

Na shkatërruat çdo ëndërr që kemi krijuar në ambientet e shkollës ‘Mehmet Akif’. Jemi kundër mbylljes së arsimit cilësor. Sot kuptova se çdo të thotë që të të prishin ëndrrat. Anuloni mbylljen e ‘Mehmet Akif’”, kanë thënë nxënësit para ministrisë.

Kryeministri Edi rama ka reaguar pas protestës së nxënësve të kolegjit “Mehmet Akif”, i cili u mbyll pak ditë më parë nga qeveria.
 
Rama thotë se nxënësit duhet të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje, nërsa shton se Ministria e Arsimit ka zbatuar ligjin.
“Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera”, shkruan Rama në një postim në Twitter.