“Na shijoi titulli në derbi”, Halili: Merita e Shehit, po i çojmë borxhet drejt zeros

schedule21:33 - 7 Maj, 2022

schedule 21:33 - 7 Maj, 2022

“Ishin lot gëzimi, sepse fituam titullin sot. Jemi të gjithë të lumtur, unë dhe familja ime. Dua të falënderoj edhe bashkëshorten, e cila nuk ka ardhur kurrë në stadium. Ky titull është për tifozët.

Dua t’u falënderoj të gjithëve, falënderoj në veçanti gjithë skuadrën, ata kanë bërë gjithçka mirë. Ndeshja ndaj rivalit të përjetshëm na shijoi shumë, por pas ndeshjes jemi miq me të gjithë.

Falënderime edhe stafit, Shehi ka qenë prind i dytë për çdo lojtar, edhe Osmanin, i cili zgjodhi lojtarët. I shtuam një titull klubit. Falënderoj edhe tifozët.

Ata sakrifikojnë në kriza dhe vijnë mbështesin Tiranën e madhe”, këto ishin fjalët e para të Refik Halilit, pasi Tirana festoi titullin kampion për herë të 26-të.

“Shpresojmë që të jemi një skuadër shumë e kujdesshme. Të bëjmë më mirë se vitet e kaluara. Kemi ditur t’i menaxhojmë problemet financiare të akumuluara. Jemi afër dërgimit të situatave financiare zero në zero”, vijoi presidenti i Tiranës në Gol pas Goli në Supersport.

“Gabime kemi bërë, por skuadra, jo 100%, mund të ketë lëvizje, por lëvizjet nuk i bëjmë ne. Gjithë skuadra do të shkojë në Kupat e Europës kështu siç është. Do flasim gjatë. Dua që festën ta bëjmë në sheshin “Skënderbej”, të na japë leje Bashkia dhe të bëjmë një festë madhështore për këtë klub kaq të madh”.

“Shehi ka qenë një prind i dytë për lojtarët, e ka menaxhuar në mënyrë të shkëlqyer skuadrën. Një njeri shumë i kujdesshëm, rrallë kam parë një mjeshtër të tillë. E gjithë merita i takon trajnerit”, tha Halili. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!