Futbollistët në vendin tonë janë organizuar në një shoqatë dhe mbrëmjen e djeshme, kreu i saj, Andi Lila, në lidhje direkte në emisionin “Pressing” në ABC News, pati një debat me deputetin Fidel Ylli. Lojtari kavajas ngulmoi se duhet bërë statusi i sportistit dhe mori edhe një përgjigje.
“Sporti nuk do lloqe Kavaje, lojtarët nuk lexojnë”, çfarë debati në Pressing!
Lila mes të tjerash vuri në dukje një problematikë që lidhet me sigurimet e futbollistëve, që ndër vite në vendin tonë janë paguar në të zezë. Ka plot klube që varet nga bashkitë dhe as që i kanë paguar sigurimet. Ky është një problem më vete.
Albi Çekiçi, sulmuesi që ka luajtur me Pogradecin, Kamzën dhe Besën, ka reaguar në rrjetet sociale. Në lajmin e debatit mes Lilës dhe Yllit, ai shkruan se deputeti ka premtuar zgjidhje për : “Fidel, ti i ke dhenë ato premtime në mbledhje në Pogradec. Për punën e sigurimeve ke qenë personalisht ti… Edhe si përfundim 10 vite futbollist profesionist asnjë sigurim s’na është paguar. Flasim me fakte e jo me fjalë, siç bëni ju politikanët e shtetit tonë”. /abcnews.al