Një 20 vjeçar është gjetur shëndoshë e mirë në rrënojat tërmetit shkatërrues në Turqi falë rrjeteve sociale.
Boran Kubat mbeti i bllokuar në rrënojat e shtëpisë së babait të tij në Malatya, pas tërmetit.
Kubat u shpëtua dhe ishte një nga të parët që u gjet nga shpëtimtarët. “E kisha telefonin me vete. Kështu që mendova nëse ngarkoja një video miqtë e mi do ta shihnin dhe do të mund të na gjenin”, tha ai.
“Ju lutemi ejani të më shpëtoni ,”thotë 20-vjeçari në video, duke lejuar shpëtimtarët të gjejnë vendndodhjen e tij.
Studenti dha informacion për vendndodhjen e tyre të saktë, nën rrënojat e një pallati në katin e dytë. Nëna e tij ishte mirë, por ai nuk e dëgjonte mirë dajën e tij. Pesë orë më vonë, ata u shpëtuan. Kubat kishte disa ditë që kishte shkuar në shtëpinë e babait të tij. Ai studion në një universitet privat në Stamboll.
Kur ndodhi tërmeti, ai ishte me fat sepse celulari i tij ishte pranë tij. Ai falënderon të gjithë ata që e ndihmuan./abcnews.al/