“Na mungon një sulmues si Lewandowski”, mbrojtësi i Chelsea flet hapur

schedule17:40 - 24 Shkurt, 2020

schedule 17:40 - 24 Shkurt, 2020

Mbrojtësi i Chelsea, Antonio Rudiger, ka folur para sfidës së Champions League mes Bluve të Londrës dhe Bayern Munchen. Sipas mbrojtësit gjerman, Chelseat i mungon një sulmues si Lewandowski, i cili është një “vrasës” para porte dhe gjithmonë i uritur për të shënuar.

“Në disa raste, na mungon një sulmues si Lewandowski”, tha fillimisht Rudiger. “Ai është një vrasës para porte, ka gjithmonë uri për të shënuar, për të arritur më shumë. Është 31 vjeç dhe kjo gjë është për t’u marrë shembull”, përfundoi gjermani.

Rudiger pritet të jetë titullar në qendër të mbrojtjes për Chelsean dhe do të ketë detyrën e vështirë të ndalojë Lewandowskin të gjejë rrjetë, që për momentin, duket një mision i pamundur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!