“Rri në shtëpi, së bashku ia dalim”. Këtë mesazh po e dëgjojmë, po e shikojmë dhe e lexojmë kudo. Pandemia prej Coronavirusit është sfida më e madhe në këto momente e të gjithëve dhe jeta është ngadalësuar. Nuk ka më as futboll, çdo ditë është bosh, jo vetëm fundjavat.
Kështu edhe në Shqipëri, ku ka ndalur çdo kampionat. Tirana është skuadra që po e përjeton më shumë, pasi u ndal një periudhë e bukur me rezultatet pozitive, me tifozë të shumtë që shkonin në “Air Albania Stadium”.
Gjithsesi në kampin bardheblu e kanë mendjen vetëm te kalimi i këtij momenti të keq, për të qenë më pas gati për sprintin final drejt titullit kampion: “Bashkë për një qëllim, për jetën. Slogani nuk ndryshon, por tashmë për një mision jetik për secilin nga ne! Vetëm në këtë mënyrë mund t’ia dalim! Tani bashkë për misionin e jetës, për të ardhmen tonë.
Bashkë për të respektuar me rigozititet të gjitha masat e marra, që së shpejti të jemi përsëri kështu! Bashkë për të qëndruar në shtëpi e për ta mposhtur këtë virus. Misioni është i njëjtë për të gjithë…
Na mungon futbolli, na mungojnë emocionet, stërvitjet, na mungojnë “+3”, selfiet, stadiumi i mbushur plot… Do mundohemi edhe pak në mënyrë që bashkë ta rinisim aty ku e lamë, për sprintin final drejt titullit kampion!”. /abcnews.al