“Na marrshin të keqen nëse ikin…”, Rama: Autonomia spitalore, kushte dinjitoze e më shumë të ardhura për mjekët

schedule11:28 - 26 Janar, 2024

schedule 11:28 - 26 Janar, 2024

FIER- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli për autonominë spitalore, si një qasje kjo, e cila sipas tij do të rrisë performancën dhe do përmirësojë ndjeshëm kushtet financiare të bluzave të bardha.

Ai theksoi se pasi spitalet të kalojnë në autonomi të plotë, ato do përcaktojnë të gjitha veprimet, që nga shpërblimi i mjekëve deri te blerja e medikamenteve të duhura.

Gjatë fjalës së tij, Rama kishte dhe një mesazh për të gjithë mjekët, që synojnë të largohen drejt Gjermanisë. Në këtë pikë, Rama ndau një bisedë me tre mjekë  shqiptarë në Gjermani, të cilët siç tha ai i kanë shprehur dëshirën të kthehen në vendin tonë.

“Në momentin kur pasi të kalojmë të gjithë procesin e nevojshëm të nxjerrjes së kostove të protokolleve, të gjithë atyre proceseve që duhen për autonominë financiare dhe menaxheriale.  Në momentin kur spitalet të kalojnë në autonomi të plotë, do kenë në dispozicion ata fonde dhe do vendosin ata sikur të ishin një strukturë e pavarur se si do shpenzohen fondet, se cilat medikamente do porositen dhe si do të shpërblehen ekstra mjekët e spitalit sipas një protokolli të qartë. Rritja e shpërblimit të brendshëm në bazë të meritës do të bëjë që dëshira për të punuar është më e madhe, dhe pastaj kush do të shkojë në Gjermani: na marrshin të keqen.  Vitet e ardhshme do të shënojnë një kthesë në këtë aspekt. Në vizitën e para pak ditësh që isha në Mynih, disa mjekë shqiptarë që punojmë në Gjermani, jo stazhierë, por shumë mirë të pozicionuar, por më kanë shprehur interesimin që të kthehen dhe të punojnë në sistemin spitalor shqiptar. Njëri prej tyre më tha “ Kam 12 apo 13 vjet jam në Gjermani, punoj në një nga spitalet më prestigjioze, paguhem njësoj si një  mjek  gjerman, por jam bosh.  Ata kishin parë situatën e disa spitaleve. Më tha “Kemi hyrë tinëz, për të parë se çfarë bëhet, sepse nga televizori nuk besonim se ishin spitalet ashtu. Përmendi Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!