“Na kthen në bisha”, portieri i Argjentinës shpjegon se si Messi e ndihmoi të përmirësohej

schedule21:56 - 23 Shtator, 2022

schedule 21:56 - 23 Shtator, 2022

Portieri argjentinas Emiliano Martinez i ka dhënë një pjesë komplimente Leo Messit.

“Unë e njoh [Messin] për dy ose tre vjet dhe ai është shumë i përulur. Ai i befason të gjithë. Ai vjen këtu duke qeshur dhe duke u argëtuar ashtu si ne. Ne e shijojmë atë. Unë vij në kombëtare dhe jam i relaksuar, sikur jam me pushime me miqtë”, tha Martinez, shkruan abcnews.al.

“Dhe kur bëhet fjalë për konkurrencë, ai është një bishë. Ai na ndihmon të gjithëve të jemi si ai.

Kërkon një nivel futbolli që jo të gjithë mund ta arrini, por kërkon maksimumin nga ju. Ai më ndihmoi të përmirësohesha.

Si? Nuk e di, por ai më inkurajon të jem versioni më i mirë i vetes për ta ndihmuar të fitojë”, shtoi 30-vjeçari. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!