“Na kërkuan foto dhe pastaj gënjyen”: Alpinisti reagon pas njoftimit se i shpëtoi policia

schedule15:43 - 13 Janar, 2020

schedule 15:43 - 13 Janar, 2020

Policia e Shtetit njoftoi mbrëmë shpëtimin e 4 alpinistëve të bllokuar në Malin e Gramozit, për shkak të motit të keq. Të gjithë mediat nxituan të publikonin këtë lajm jo pak të rëndësishëm pasi kishte të bënte me 4 jetë njerëzish.

Por ditën e sotme një nga alpinistët e shpëtuar mbrëmjen e djeshmë për habi “rrokullisi” gjithë versionin e ashtuquajtur zyrtar të Policisë së Shtetit.

Çfarë ndodhi?

Policia tha se: “Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Kolonjë, është marrë një telefonatë sipas të cilës 4 alpinistë, mund të kishin mbetur të bllokuar në rrugë për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, në drejtim të zonës, u nisën shërbime të Komisariatit të Policisë Kolonjë dhe pas disa orë kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja në gjendje të mirë shëndetësore e 4 alpinistëve, ishte versioni i policisë…

Ndërsa në një koment në rrjetin social Facebook, një nga alpinistët shkroi: Polica genjen! Na kerkuan nje foto ne menyr shoqerore…..!!, duke postuar 2 foto të cilat duken se janë kapur në momente të gëzueshme, të paktën kështu kuptohet në to.

Duket se Xhakolli një përgënjeshtrim të tillë, e ka bërë edhe ne disa faqe të tjera, në rrjetet sociale ku shkruan:

Me vjen keq qe keni publikur kete lajm te rrem pasi ne nuk kemi humber dhe nuk na keni shpetuar nga asgje.policet na kerkuan te benim nje foto ne menyr shoqerore pasi ne berem ekspedit dimeror ne malin e Gramozit ne kushte exstreme. Dhe ju siguroj policet tuaj nuk e kan ate nivel sa te arrin dhe te shpetojn njerez ne ato kushte si le barku dhe rakia qe pin lokaleve me vjen keq qe flas keshtu por keni genjyr ne menyr te turpeshme. Ju lutem pergenjeshtroheni kete lajme pasi keni perdorur imazhet tona dhe keni shqetesur gjith familjaret tone”.

 

Asnjë hezitim nuk pati policia kur në versionin e  njoftimit të saj zyrtar thoshte se:

“Alpinistët (njëra prej tyre vajzë) kanë falenderuar shërbimet e Policisë dhe banorët, që iu erdhën në ndihmë dhe iu shpëtuan jetën. Policia më pas ka bërë shoqërimin e tyre, deri në vendin ku u akomoduan në qytetin e Ersekës”.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!