Prej disa muajsh, modelja e njohur, Arbenita Ismajli është bërë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Nina.
Që nga ai moment, modelja nuk ka nguruar të ndajë foto të ndryshme të vogëlushes, duke treguar entuziazmin e madh që po përjeton.
Me foton më të fundit, Arbenita i ka ëmbëlsuar të gjithë. Nina e vogël po vazhdon të rritet dhe të jetë e shëndetshme. Çdo moment që kalon, ajo bëhet edhe më e adhurueshme.
Kujtojmë që në ditën e saj më të lumtur, kur u bë nënë, Arbenita humbi dhe babain pas një beteje me koronavirusin./abcnews.al