“Na e din shpirti si kemi jetuar”, frikë nga lëkundjet e tërmetit, banorët e Bubqit apelojnë për ndihmë

schedule17:55 - 29 Janar, 2020

schedule 17:55 - 29 Janar, 2020

Ende pa u qetësuar nga tërmeti i 26 nëntorit, banorët e Bubqit vijojnë të përjetojnë ankth dhe panik nga lëkundjet e së martës që ishin 4.9 ballë.

Fëmijët janë ata të cilët frikësohen më shumë sa herë ka lëkundje, siç shprehet gjyshja e një vogëlusheje.

“Është trishtuar fëmija e vogël, ka qarë shumë”, thotë gjyshja e fëmijës. Banorët e Bubqit shprehen se tërmeti i së martës përveç frikës, ka shkaktuar edhe krisje të tjera në shtëpinë e tyre, tashmë të pabanueshme.

“Ka qenë shtesë dhe është çarë. Mbrëmë e kemi përjetuar shumë keq. Kemi frikë se mos na bën edhe dëme më të mëdha”, thotë një nga familjarët.

Siç shihet edhe nga pamjet pjesa më e madhe e shtëpive prej 26 nëntorit janë krejtësisht të pabanueshme, ndaj banorët bëjnë apel për ndihmë.

Një banore e cila jeton në çadër me 6 anëtarët e tjerë të familjes, bën apel për ndihmë.

“Bëj thirrje vetëm për një kontejner, nuk kam për të vdekur as për të ngrënë dhe as për të pirë. Kemi jetuar me forcat tona, na e din shpirti se si e kemi përjetuar”, shprehet banorja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!