“Na e bëj hallall se të shkelëm gjakun”, Gold Ag dënon sulmin e punonjëses ndaj nënës së dëshmorit në Pejë

schedule17:34 - 2 Nëntor, 2022

schedule 17:34 - 2 Nëntor, 2022

Në mesin e personazheve publikë që kanë dënuar ngjarjen në Pejë, ku një punonjëse dhunoi fizikisht një të moshuar në azil, është dhe Gold Ag. E moshuara është nëna e dëshmorit Taulant Nuraj. “O Taulant Nuraj a na e bën hallall që ta kemi shkelë gjakun e nanën po ta rrahim veç që ka mbet pa ty.”

Sipas policisë së Kosovës, sulmi ndaj të moshuarës ka ndodhur pesë ditë më parë. Deri më tani, Policia ka arrestuar tre persona të përfshirë në këtë rast pasi në pamjet e publikuara sot, përpos infermieres që e sulmon të moshuarën, ka edhe persona të tjerë që nuk veprojnë për të parandaluar sulmin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

“Rasti ka ndodhur të shtunën më 29 tetor dhe mbi tre personat e arrestuar rëndojnë vepra të ndryshme penale. Një person është arrestuar për veprën ‘Sulm’, një për veprën ‘Ndihmë për kryerje të sulmit’ dhe personi i tretë për veprën ‘incizim i paautorizuar’”, tha zëdhënësi i Policisë Fadil Gashi për Klankosova.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!