Këtë të mërkurë bëhet prezantimi i tre ideve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informimit për Parkun Kombëtar të Vjosës, ku i pranishëm është edhe kryeministri Rama.
Rama deklaroi se Shqipëria ka nevojë për turizmin e luksit, në mënyrë që të ardhurat e njerëzve të zakonshëm në vend, të kenë të ardhura më të mëdha.
“Nuk mund të krijohen thjesht dhe vetëm nga ajo pjesë turistësh që vijnë me një çantë në krah, që janë të mirëpritur, por duhet të kombinohen me ata turistë, konsumatorë të lartë të botës. Vjosa Park Kombëtar, është një shkollë shumë e rëndësishme se si këto mund të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Ne na duhet turizmi i luksit, na duhet për njerëzit e zakonshëm. Përmes turzimit të luksit, njerëzit e zakonkshëm të marrin të ardhura më të mëdha, Jemi në rezultat shqyrtimi të zonave të mbrojtura. Kombinimi i këtyre të dyjave është një domosdoshmëri. As fantazimi i njërës palë për të kundërshtuar çdo gjë dhe as nevoja për të prekur çdo gjë në emër të zhvillimit, nuk duhet të na pengojë të gjejmë ekulibër harmonik midis të dyjave.
Projekti i Vjosës do vazhdojë të na udhëheqë. Cilido që do të jetë përballë nesh, ne do t’i kujtojmë Parkun Kombëtar të Vjosës. Është një nga vendimet më të mëdha, të guximshëm për të ardhmen, që një qeveri do mund të merrte. Ky vendim është konsideruar një vendim realisht i fortë dhe i admirueshën për këtë. Jemi gati për këtë sfidë, nuk jemi vetëm, kemi aleat të fuqishëm si Patagonia. Dua t’iu ruoj sukese finalistëve, falenderoj anëtarët e jurisë në përpjekjen për të bërë këtë përzgjedhje. Dua t’iu them të gjithëve, kam bindjen e plotë se ky projekt do të fillojë të materializohet sapo të shpallet fituesi, do të hapë edhe atë shtegë të perspektivës të ardhmen, për njerëzit, vajzat, djemtë që rriten në mes të kësaj mrekullie të natyrës. Nuk mund të jetojnë vetëm duke ndenjur duke parë natyrën.”, theksoi ai./abcnews.al