Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Na bekuat me një mrekulli të madhe”, dy të moshuarit nga Kolonja bëhen me shtëpi të re

schedule22:06 - 4 Maj, 2023

schedule 22:06 - 4 Maj, 2023

“Do të ballafaqohemi me shtëpinë e re… këtë shtëpi e kanë bërë fondacioni “Firdeus” dhe bamirësit. Shtëpia ka emrin tuaj dhe po të shohësh në këtë çelës, nuk shkruhet Elvis Naçi, por “Shqiptarët për Shqiptarët”. Merre këtë çelës, është i yti dhe na hap shtëpinë e derës tënde.”

Ky është mesazhi që i jep Elvis Naçi Nailit, i moshuari i cili së bashku me të shoqen u sprovuan rëndë nga pamundësitë e shumta. Tanimë, falë kontributeve të bamirësve e punës së Fondacionit Firdeus, dy të moshuarit nga Kolonja lënë pas shtëpinë e rrënuar, për të hyrë në shtëpinë e tyre të re…



E fjalët e nënë Salies, me të vërtetë të prekin në zemër. E mahnitur nga shtëpia e saj e re, kjo e moshuar është tanimë e qetë. Falenderon Zotin dhe i lutet Atij të begatojë ata njerëz zemërmirë, që mundën t’ja lehtësojnë vështirësitë në këtë moshë të thyer.

Nënë Salia: Zoti të bekoftë mor bir, ç’më ke bërë… Zoti të bekoftë, siç ke zemrën e bardhë.

Nënë Salia: Zoti qoftë i kënaqur me ty. O Zot, jepu begati o Zot…

Elvisi: Zoti ju shpërbleftë juve…

Naili: Faleminderit prej jush

Elvisi: Të rrini mirë dhe me begati në këtë shëpi të re. Mosha juaj është delikate.

Nënë Salia: Zoti ju bekoftë, të gjithëve, juve, shqiptarëve… unë nuk kisha më shpresa, por kjo shtëpi është një mrekulli e madhe për mua dhe tim shoq. Ju falenderoj me gjithë shpirt e zemër.

Elvisi: Njeriu është i dyzuar në jetë… por kur merr rrugën e Zotit, ai mëson me qenë afër atij që ka nevojë. Marrja jonë drejt rrugës së Zotit, na ka bërë të jemi pranë jush. Ka njerëz që nuk respektojnë babanë e nënën e vet, por duke qenë se kemi marrë rrugën e të madhit Zot, ai na mëson me qenë pranë shqiptarëve tonë. Falenderimet i takojnë Atij dhe neve detyra për të bërë punë

Fatma: Nënë Salie, neve Zoti na ka dhënë një fat të madh, që të jemi pranë njerëzve në nevojë, të jemi afër tyre. Ju jeni njerëz të veçantë e vetë Zoti ju zgjedh për t’ju ndihmuar.

Elvisi: Vëllezër e motra, Zoti ju begatoftë. Shpresoj të jeni duke bërë diçka të mirë. Zoti na begatoftë me të mirat e Tij…

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!