Ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu, ka “gjetur zgjidhjen” për krizën ekonomike dhe politike në vend.
Ai thotë se duhen protesta si në Poloni pas situata ekonomike në vend është përkeqësuar për shkak të qeverisë, dhe se papunësia, varfëria dhe korrupsioni kanë kaluar çdo limit.
Komenti i bërë në një status të kryedemokratit Lulzim Basha ka marrë një numër të madh reagimesh, por më pas është fshirë nga Mziu.
“Situata ekonomike në Shqipëri është si në vitin e nepçes në 1913. Jo për shkak të pandemisë, por për shkak të qeverisë.
Papunësia, varfëria, korrupsioni kanë kaluar çdo limit!
Protesta popullore si në Poloni është e vetmja zgjidhje për vendin”, shkruan Mziu./abcnews.al