Xhelal Mziu e kishte paralajmëruar dhunën, gjatë hapjes së fushatës elektorale në Dibër.
Në fjalën e tij, Mziu tha se do e grushtonte këtë qeveri.
Sherri ka nisur rreth orës 13:00 të datës pas një takimi elektoral të zhvilluar nga PD në fshatin Ostren.
Pasi është mbyllur takimi elektoral, Xhelal Mziu me nipin e tij dhe disa persona të tjerë janë kthyer pranë ambienteve të jashtme të njësisë administrative Ostren.
Në këtë moment, jashtë ka qënë edhe Kalosh Murra i cili mban detyrën e përgjegjësit të ndihmës ekonomike.
Sipas policisë se Dibrës, Xhelal Mziu i është drejtuar me fjalët “Po ti çfarë po kërkon këtu?!?”
Kjo ka nxitur një debat mes tyre dhe të paktën sipas të dhënave që ka policia Xhelal Mziu e ka goditur me grusht Kalosh Murrën. Më pas ka ndërhyrë edhe nipi i Xhelal Mziut, Elson Mziu që po ashtu ka goditur Kalosh Murrën. Çështja ka kaluar në SPAK. /abcnews.al