Arti, ishte miti e zoti ku falej skulptori Arben Bajo. Ekspozita e lënë në mes “Mythodea” titull i huazuar nga simfonia korale e kompozitori grek Vangelis vjen si homazh në 55 vjetorin e lindjes së tij në galerinë Fab. Bashkëshortja Teuta e mbështjell me emocione, thotë se ky është amaneti i tij.
“ Emocionet e Benit më mbeten që t’i jetoj unë.
U përpoqëm që të realizonim ekspozitën e lënë në mes, ashtu siç donte ai. Dëshira ime ishte që të realizohet sot me 13 tetore, pasi përkon me 55 vjetorin e lindjes së tij”
“Renia e Pegasos”, rrëmben gjithë vëmendjen sapo shkel në galeri, Bajo ka realizuar një version monumental të figurës së Pegasos derdhur në allçi, me një simbol të fort ekspozuar në formën e një instalacioni
“ Nudoja është Penelopa e cila vajton për Pegasos”,
E vështirë dhe emocionuese ka qenë ngritja e kësaj ekspozite edhe për dy miqtë e tij Ardian Kapon dhe Ermir Hoxhen. Bajo shpaloset në dy dimensione, Instikti dhe njeriu, ku edhe nudot i ka eksperimentuar me veten , i cili shfaqet herë si Odiseu e herë si Herkuli.
“ Është ekspozita më emocionuese që kam kuruar. Me Benin kam qenë cdo ditë në kafe, në shkollë, në studio. Qëllimi i kësaj ekspozite është edhe mbajtja gjallë e memories artistike. Ai do të mbahet mend gjatë për shenjën e fortë në skulpturën modern të 30 viteve të fundit”
Mitet e botës antike ishin muzë për të. Orfeu, personazhi legjendar pajisur me aftësi muzikore në versionin e Bajos, ngjitet si me magji mbi një platformë vertikale thekson Hoxha. Aty, pranveror me lirë në dorë dhe bimët dekorative mbi krye, djaloshi përhumbet në tingujt e muzikës.
Bashkëshortja e bindur është ta vazhdoi ëndërron.
Projekt tjetër madhor është realizimi i një ekspozite retrospektiv si dhe një album me gjithë krijmtarin e Arben Bajos, si shenjë dominuese e skulpturës modern në 30 vitet e fundit.