Myslym Murrizi nga Kuvendi, ka një kërkesë për deputetët e rinj

schedule12:38 - 21 Mars, 2019

schedule 12:38 - 21 Mars, 2019

Deputeti Muslim Murrizi, i cili nuk pranoi të dorëhiqej bashkë me kolegët e tjerë të Partisë Demokratike kërkoi ndryshimin e reformës zgjedhore. Mënyra se si u hartua në vitin 2008 nga të dy forcat e mëdha politike në vend janë edhe një arsye më shumë thotë ai që nuk pranoi të digjte mandatin e deputetit.

Myslym Murrizi gjatë fjalës së tij gjithashtu u kërkoi deputetëve të rinj të cilët vijnë nga radhët e PD dhe LSI, që të votojnë reformën zgjedhore dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Kryetari i grupit Parlamentar Taulant Balla foli për Kodin Zgjedhor. Për mua duhet prishur sistemi politik që në Prill 2008, largoi të zgjedhurit nga zgjedhjet. Atje jashtë në protestë flasin në emër të popullit. Këtu brenda flasim në emër të popullit. Pse i fshihemi me kaq frikë popullit. Tre palë zgjedhje që i fshihemi votës së këtij populli. Hyjmë në lista si struci dhe rrisim servilizmin, edhe kur jemi në pushtet, jemi në opozitë”, tha Murrizi.

Ndërsa deputeti më o ri i LSI-së në Kuvedn  Enver Roshi theksoi se misioni i deputetëve të rinj është ta çojnë Shqipërinë në Evropë.

 “Jemi qytetarë të lirë. Kemi të drejtë të shprehemi dhe mendimi ynë nuk është në aspektin personal që kemi ardhur në këtë parlament.Ne duam të shkojmë në Evropë, populli do të shkojë në Evropë dhe politikanët duhet ta bëjnë këtë, ta çojnë Shqipërinë në Europë dhe kjo është thirrja pse ne kemi ardhur në Kuvend”, shtoi ai.

Po ashtu, deputeti Roshi ka shprehur dakortësinë në lidhje me marrëveshjen mes qeverisë gjermane dhe qeverisë shqiptare për t’i dhënë një impuls zhvillimit rural./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!