Myslimanët kundër “shtetit” Bektashi/ Ylli Gurra: Komuniteti Mysliman ka rënë në gjendje problematike përfaqësimi

schedule20:24 - 24 Shtator, 2024

schedule 20:24 - 24 Shtator, 2024

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Ylli Gurra ish Myftiu i Tiranës, foli propozimin për krijimin e shtetit të ri Bektashi në Tiranë. Propozim ky që prej disa ditësh ka marrë vëmendje dhe ka sjellë reagime të shumta.

Lidhur me këtë propozim Komuniteti Mysliman i Shqipërisë doli me një reagim duke theksuar se kjo cënon tolerancën. Gjithashtu në Tiranë është zhvilluar edhe një protestë, kundër krijimit të një shteti për Urdhrin Bektashi në Shqipëri.

Gjatë intervistës në emisionin “Real Story”, Ylli Gurra, u shpreh se Komuniteti Mysliman ka rënë në gjendje problematike përfaqësimi.

“Protesta sot më shumë ka qenë për çështjen e Palestinë dhe çështjen gyleniste. Revolta e një pjese të shoqërisë civile, shoqata myslimane ka qenë me takimin e nënkryetarit të Komunitetit. Rrjedha e këtyre pak ditëve, kur ka dalë artikulli, me të drejtë këta qytetarë të shoqërisë civile ka reaguar. Së pari jemi shqiptar më pas zgjedhim besimet tona. Ndjehem në dhimbje që Komuniteti Mysliman në gjithë historikun e tij, është momenti i parë që dilet protestohet dhe ka rënë në gjendje problematike përfaqësimi. Kryesia në asnjë moment nuk ka qenë përfaqësues të vendit ku jetojnë. Unë si titullar i komuniteti nuk mund të përfaqësoj një profil tjetër, jemi në Shqipëri”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!