Gol, më pas traversë dhe penallti e humbur: Myrto Uzuni ishte protagonist absolut në duelin e Champions League kundër Zalgiris, duke shkuar në kuotën e katër golave në ndeshjet e kualifikueseve.
Askush nuk ka shënuar sa beratasi deri më tani. Motivimi për të shënuar golave vetëm shtohet për Uzunin, i cili në ndeshjen e kthimit me Zalgiris do tentojë të barazojë dhe thyejë një rekord.
Lojtari me më shumë gola në kualifikueset e Champions League, brenda një sezoni, është Hamdi Salihi. Shkodrani numëron 5 rrjeta të tundura me fanellën e Skënderbeut, në sezonin 2015-2016.
Gjahtari i golave ndëshkonte atëherë skuadrat e Milsami (3 gola) dhe Crusaders (2 gola). Uzuni tre herë ka shënuar në portën e Prishtinës dhe tani do tentojë ta çojë topin në rrjetën e Zalgiris, për të barazuar Salihin. / abcnews.al