Myrto Uzuni në formë fantastike, gjen golin e radhës me Ferencvaros

schedule20:37 - 27 Janar, 2021

schedule 20:37 - 27 Janar, 2021

Myrto Uzuni ka realizuar golin e radhës me Ferencvaros. Kampionët e Hungarisë po luajnë në transfertë përballë Budafoki dhe kanë kaluar në avantazh në minutën e 25-të.

Miqtë fituan një penallti dhe ekzekutimin e mori përsipër Myrto Uzuni. Beratasi i kombëtares nuk gaboi nga pika e bardhë dhe i dhuroi avantazhin ekipit të tij.

Goli i katërt sezonal në kampionatin hungarez për Uzunin, teksa Ferencvaros vazhdon të marshojë drejt fitimit të titullit kampion (+10 pikë nga vendi i dytë). /abcnews.al