Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Myrto Uzuni “magnet” klubesh, tjetër ekip i njohur futet në garë për sulmuesin shqiptar

schedule13:01 - 26 Prill, 2023

schedule 13:01 - 26 Prill, 2023

Ky sezon ka qenë padyshim më i miri i Myrto Uzunit deri më tani në karrierën e tij. 27-vjeçari ka shënuar 21 gola me ekipin e Granada në ligën e dytë spanjolle. Uzuni është një nga lojtarët më të dashur të tifozerisë dhe më të rëndësishëm të klubit spanjoll, por performanca e tij e jashtëzakonshme ka bërë që shumë klube të kthejnë kokën nga ai.

Së fundmi, raportohet se në garë për kartonin e tij është futur edhe Sevilla.

Mediat spanjolle raportojnë se Sevilla e ka ndjekur me kujdes Uzunin për një periudhë kohe nga afër, madje duke dërguar edhe agjentë në stadiumin e Granada. Në fakt, Sevilla shpreson që Granada të mos ngjitet në La Liga, kjo për shkak që mundësia për të transferuar Uzunit të jetë më e lartë dhe me një shifër më të ulët, kjo pasi në kontratën e Uzunit shkruhet se nëse Granada ngjitet në elitë, kartoni i bomberit shqiptar do të ketë vlerën e 25 milionë euro./ h.ll/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!