Myrtezai rrëfen në “Refleksione”: Pse artistët përzgjedhin trupin e tyre për t’u shprehur?

schedule21:18 - 26 Janar, 2021

schedule 21:18 - 26 Janar, 2021

Kemi dëgjuar shpesh të thuhet se artistët thyejnë tabutë. Ndoshta ata shesh bëjnë gjëra që njerëzit e tjerë nuk do guxonin t’i bënin. Artisi Vladimir Myrtezai rrëfen në “Refleksione” pse artistët përzgjedhin trupin e tyre për t’u shprehur.

Myrtezai thotë se arti i trupit është arti më i drejtpërdrejtë. Ai sqaron se kemi artist për të krijuar aksent, për të krijuar vëmendje, për të krijuar kufij lirish përdorin trupin e tyre.

“Kemi artist për të krijuar aksent, për të krijuar vëmendje, për të krijuar kufij lirish përdorin trupin e tyre. Zakonisht arti i trupit është arti më i drejtpërdrejtë. Në historinë e artit është një pikë takimi ku në themi është momenti që ndahen pjesët e artit tradicional me artin e prekjes totale.

Kështu që ka shumë shembuj edhe në historinë e artit shqiptar nën dhe ose underground. Si fillim kanë qenë simbolika e një territori të paarritshëm ose që nuk është i të gjithëve dhe që me pas vjen si një lojë e lirisë se shprehjes” deklaroi ndër të tjera Myrtezai në emisionin “Refleksione”./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!