Myanmar, Papa Francesku takon lideren Aung San Suu Ky

schedule14:15 - 28 Nëntor, 2017

schedule 14:15 - 28 Nëntor, 2017

Papa Francesku është takuar me udhëheqësen e Mayanmar, këtë të hënë, gjatë ditës së dytë të vizitës së tensionuar në këtë vend.

Gjatë ditës së dytë të vizitës në Mayanmar Ati i shenjtë është takuar me udhëheqësen e vendit Aung San Suu Ky, fituese e çmimit Nobel për Paqen.Takimi ndodhi gjatë ditës së hënë nën një situatë të tensoinuar pas akuzave të bëra nga SHBA kundrejt shtetit Aziatik për pastrim etnik ndaj popullsisë myslimane të Rohinges.

Më herët ati i shenjt është takuar me lider të besimeve të ndryshme dhe i ka bërë thirrje për bashkim në diversitet, por në asnjë moment nuk e ka përmendur cështjen e Rohingyas dhe ikjes masive të popullsisë drejt Bangladeshit pë shkak të sulmeve ushtarake të tre muajve të fundit.

Kreu i Kishës Katolike do të udhëtojë më vonë drejt Bangladeshit, ku më shumë se 620 mijë pjestarë të popullsisë së Rohinge janë zhvendosur për shkakt të dhunës së ushtruar nga forcat ushtarake. Amnesty International, i ka cilësuar këto veprime si krime kundër njerëzimit.

Nga ana tjetër, ushtria e Myanmarit i ka mohuar të gjitha akuzat për vrasje, përdhunim, torturë dhe zhvendosje të popullsisë me dhunë. Myanmari nuk i njeh Rohinget si qytetarë apo si grup etnik me identitet të vecantë dhe nuk lejojnë as përdorimin e termit Rohinge.

Ati i shenjtë e ka përdorur termin Rohinge dy herë gjatë apeleve të tij nga Vatikani këtë vit, por gjatë kësaj vizite ende nuk e ka përmendur këtë fjalë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!