Muzikë pas orës policore në lokalet e tyre në Durrës, “Noizy” dhe “G-Bani nën hetim nga policia

schedule16:19 - 10 Korrik, 2021

schedule 16:19 - 10 Korrik, 2021

Rigels Rajku dhe Indrit Deti të njohur me emrin e tyre të artit si Noizy dhe G-Bani janë vënë nën hetim nga policia, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”

Kjo pasi në lokalet e tyre në Durrës është konstatuar muzikë pas orarit të përcaktuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia njofton se në lokalet e tyre në lagjen nr.13 Plazh, Durrës është konstatuar vijimi i festave me muzikë pas orës policore.

Ndaj dy bizneseve është vendosur gjobë 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Blutë apelojnë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit. m.v/abcnews.al