Muzikë e vjetër ose ajo barok, 90 minuta magjike në Vlorë

schedule14:12 - 8 Korrik, 2018

schedule 14:12 - 8 Korrik, 2018

Këtë vit edicioni i pestë i muzikes Barok nisi në Vlorë. Ky festival përveç të tjerash ka për qëllim të zgjerojë sa më shumë panoramën e barokut, duke i sjellë publikut një repertor të pasur jo vetëm me pjesë të kompozitorëve të njohur, por edhe me pjesë që deri më sot nuk janë luajtur në skenat shqiptare.

Muzika e vjetër, ose ajo Vox Barok. Me instrumente origjinalë dhe në respekt të plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të asaj kohe.

Një shfaqje e jashtëzakonshme në Vlorë e edicionit të pestë të Festivalit të themeluar nga nga Jusuf Beshiri.  Interpretë në violinë, violinçel e bilbil nga Hollanda e Italia si dhe këngëtarja soprano Erinda Agolli.

Një alternativë kulturore ndanë detit, në Pyllin me Pisha afër Zvërnecit. Me një audiencë të zgjedhur, me autoritete e njerëz të kualifikuar të kulturës. Aty ku Petrolifera ka krijuar një oaz mjedisor fantastik.

Jusuf Beshiri, themeluesi i Festivalit: “Vlora këtë zhanër nuk e njihte më parë, jo se nuk njihte Vivaldin, por instrumentat antikë me të cilët luhej”

Në respekt të vitit të Skënderbeut. Ky ishte dhe qëllimi i Beshirit të sillte vepra të kompozitorëve të mëdhenj për heroin tonë kombëtar.

Jusuf Beshiri, themeluesi i Festivalit: “Është viti i Skënderbeut dhe jemi dedikuar totalisht muzikës, të cilës muzuikantë të huaj si vivaldi e muzikantë të tjerë kanë kompzouar për këtë hero, që në vitet 400 ka qenë i famshëm në gjithë Europën dhe në vitet 700 i janë dedikuar vepra”.

Përfshirja e shumë studentëve me muzikën e vjetër ishte një risi. Kuartete nga Holanda Kranjova, dhe perfomanca e shkëlqyer e grupit hollandez dhe sopranos  Erinda Agolli për gati 90 minuta i dhuruan Vlorës një natë magjike. /abcnews.al