Muzikë e lartë pas mesnatës në zonën muzeale të Gjirokastrës, arrestohet 45-vjeçari: Kundërshtoi me forcë punonjësin e Policisë

schedule13:33 - 29 Qershor, 2023

schedule 13:33 - 29 Qershor, 2023

Një 45 vjeçar është arrestuar në flagrancë në Gjirokastër, pasi prishi qetësinë publike, dukë vënë muzike të lartë, pas mesnate, në lokalin e tij në zonën muzeale.

Gjatë kontrollove, shtetasi  po ashtu ka kundërshtua me forcë punonjësin e Policisë, që ndërhyri për të ndaluar ndotjen akustike.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

Prishi qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë, pas mesnate, në lokalin e tij në zonën muzeale, si dhe kundërshtoi me forcë punonjësin e Policisë që ndërhyri për të ndaluar ndotjen akustike, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari.

Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në kuadër të kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, ditën dhe natën, për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, kanë konstatuar se në lokalin në pronësi të shtetasit M. Sh., në zonën muzeale të qytetit, ishte vënë muzikë e lartë, pas mesnate, zhurmë e cila përbënte shqetësim për banorët dhe për turistët.

Menjëherë pas konstatimit, njëri nga punonjësit e Policisë ka ndërhyrë me qëllim ndërprerjen e zhurmës.

Shtetasi 45 vjeç, banues në Gjirokastër, nuk ka pranuar ta ndalojë muzikën dhe ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë që ai të mos kryente veprimet e mëtejshme procedurale. Ky shtetas u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë, për paligjshmëritë e kryera.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje që gjeneronin muzikën.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!