Muzikë dhe biznes, Rita Ora dhe Dua Lipa shtojnë fitimet

schedule09:58 - 4 Korrik, 2019

schedule 09:58 - 4 Korrik, 2019

Rita Ora dhe Dua lipa tashmë suksesin e tyre po e shohin jo vetëm në muzikë, por edhe në biznes.

E konsideruar si një ndër artistet më të përfolura të mediave ndërkombëtare, Rita Ora prej vitesh është angazhuar edhe në reklamimin e markave prestigjoze. Bashkëpunimi i saj i fundit vjen me një prej kompanive më të njohura të bizhuterive në Gjermani.

Ka qënë vetë Rita, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, ka shprehur emocionet e të qënit pjesë e kësaj fushate.

Ndonëse numëron më pak bashkëpunime marketingu, edhe Dua Lipa po e zgjeron aktivitetin e saj. Së fundmi, ajo ka bashkëpunuar me një prej firmave më të njohura të xhinseve për një linjë të re veshjesh, e cila do të mbajë emrin e saj.

23-vjeçarja pritet që gjatë muajit Gusht të vijë në Kosovë, në një festival të organizuar nga i ati i saj, Dukagjin Lipa.

Tv Klan

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!