Muzikali që ka ‘çmendur’ Europën, Riccardo Cocciante sjell ‘Notre Dame De Paris’ në Shqipëri

schedule16:12 - 4 Maj, 2023

schedule 16:12 - 4 Maj, 2023

Muzikali i famshëm që ka thyer rekordet Guinness, Notre Dame De Paris do të vijë në Tiranë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama, i cili përmes një video ka njoftuar se kryevepra e Victor Hygoit do të vihet në skenë nga i madhi, Riccardo Cocciante.

Ai ka zbuluar se do të mbahet më 28 maj në stadiumin ‘Air Albania’:

“NOTRE DAME DE PARIS NË TIRAAAANË????

Për herë të parë muzikali i rekordeve Guinness, SHOË MË I NDJEKUR NË EUROPË, spektakli i emocioneve të shumta, bazuar në kryeveprën e Victor Hygoit dhe vënë në skenë nga legjenda e muzikës italiane, Riccardo Cocciante, VJEN NË AIR ALBANIA STADIUM për publikun e Shqipërisë e të krejt Ballkanit?❤️?

28 MAJ, TIRANË, MUZIKALI QË KA “ÇMENDUR” EUROPËN?”, ka shkruar Rama./abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Kujtojmë se “Notre Dame de Paris” ka njohur terren të gjerë nëpër botë ku vepra është e përkthyer në 9 gjuhë të tjera. Vepra muzikore “Notre-Dame de Paris” debutimin e saj të parë e pati më 16 shtator 1998 në Paris. Ajo bazohet në romanin me të njëjtin titull (The Hunchback of Notre-Dame) të romancierit francez Victor Hugo. Ky është një prej spektakleve më të mëdha në botë ndaj edhe trupa përfaqësuese është mjaft profesionale.

“Notre Dame de Paris” ka arritur që të japë më shumë se 4000 shfaqje në 20 vende, e ndjekur nga më shumë se 10 milionë spektatorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!