Muzika, si ilaç për shpirtin! Si ndikon ajo tek gjendja emocionale

schedule23:32 - 11 Mars, 2023

schedule 23:32 - 11 Mars, 2023

Muzika është një formë arti dhe kulture e përhapur ndër shekuj në mënyra të ndryshme në të gjithë botën. Format e para të muzikës janë gjetur që rreth 40.000 vite më parë.

Në këto shekuj e deri në ditët e sotëme meloditë kanë lënë shenja të rëndësishme për të gjithë njerëzimin. Që nga flauti i lashtë e deri tek kitara elektrike, muzika i ka shoqëruar popujt në çdo pjesë të tyren.

Pra, një pjesëz historie që është sa e vjetër dhe aq edhe e re njëkohësisht. Tashmë prej disa dekadash muzikën mund t’a shijojni dhe t’a përjetojni në çdo moment nëpërmjet paisjeve elektronike.

Në të shumtën e rasteve njerëzit dëgjojnë muzikë për t’u qetësuar apo për t’u argëtuar. Këtë pohim e nënvizojnë edhe ekspertët së fundmi të cilët thonë se muzika ndikon gjendjen emocionale të njeriut. Në këtë artikull do mësoni si muzika ndikon gjendjen tuaj emocionale dhe shëndetin mendor.

Muzika ritmike

Një studim i publikuar në Journal of Positive Psychology në vitin 2013 tregoi se personat që dëgjojnë muzikë ritmike përmirësojnë emocionet në vetëm dy javë.

Në këtë studim anketuesve i’u kërkua të mundoheshin të rregullonin humorin e tyre me anë të muzikës. Ata u shprehën se arritën të ndjeheshin më mirë kur dëgjonin muzikë ritmike.

Terapia nëpërmjet muzikës

Shoqata e Terapisë Muzikore në Amerikë raporton se terapia nëpërmjet muzikës mund të përdoret për të arritur qëllimë të ndryshme. Këtu mund të përfshihen ato kundër stresit, dhimbjes, traumave apo memories.

Terapia nëpërmjet muzikës i ndihmon njerëzit të çlirohen edhe nga dhimbjet fizike pasi qetësojnë trupin duke reduktuar ndjenën e ankthit. Sidomos në problemet neurologjike muzika mund të luajë një rol kyç në trajtimin e paçientëve dhe çlirimit të tyre nga këto probleme.

Këtu mund të përfshihen sëmundje të kujtesës siç është dementia apo parkinsoni dhe të tjera që përfshijnë simptoma depresive.

Ju këshilljmë të gjeni muzikën që keni më përzemër dhe t’a dëgjoni sa herë keni nevojë për një ndjesi qetësimi shpirtëror.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!