“Muzika popullore më fut në një botë tjetër”, këngëtarja e re: Nuk shkoj në ‘clube’ ku është Noizy

schedule10:24 - 19 Maj, 2023

schedule 10:24 - 19 Maj, 2023

Laura Kuça është një këngëtare e re shumë e dhënë pas muzikës së traditës, ndryshe nga moshatarët e saj. Ndonëse ka mbaruar Liceun Artistik për muzik klasike, ajo ka vendosur t’i dedikohet muzikës popullore.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Laura ka folur për këtë zgjedhje, duke treguar të gjithë rrugëtimin e saj artistik. Ajo ka theksuar se kur dëgjon muzikë popullore të mirëfilltë futet në një botë tjetër dhe nuk shkon në klabe me muzikë të lehtë, ku kendon Noizy dhe shumë këngëtarë të tjerë.

Kur erdhi puna për të zgjedhur pasi mbarova klasën e nëntë, është ajo zgjedhja e adoleshentëve, prindërit nuk deshën dhe aq shumë që unë të bëhesha këngëtare. Më thoshin se çfarë do bësh në këtë profesion, merr diçka tjetër, infermieri, ato klishet që ndjekin moshatarët. Unë me atë kokën time tepelenase, vendosa të marrë situatën në dorë dhe mora dokumentat, certifikatat dhe shkova u regjistrova në Liceun Artistik në Gjirokastër. Shkova vetë dhe prindërit e panë që nuk kishin zgjidhje tjetër me mua dhe më lanë.

Zgjodha të studioja muzikën klasike sepse e pash si një hallkë që do më lidhte me muzikës klasike, do më ndihmonte të shkoja atje ku doja unë. Do më ndihmonte të studioja, të hidhja hapat e parë në muzikë.

Kur dëgjoj një këngë, unë futem shpirtërisht në një këngë, kur dëgjoj muzikë popullore të mirëfilltë, unë futem në një botë tjetër dhe ma ndjen shpirti. Nqf se moshataret e mia shkojnë në klabe me muzikë të lehtë, kur vjen Noizy dhe shumë këngëtarë të tjerë, unë preferoj të shkoj në restorante”, tha Laura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!