Muzika i çon në Lezhë/ Mësuesit që bëjnë 58 km në ditë për t’u dhënë dije nxënësve

schedule20:24 - 4 Mars, 2023

schedule 20:24 - 4 Mars, 2023

Dashuria për muzikën, bëri që të braktisin kryeqytetin për Lezhën. Një prej tyre është edhe Sarah Luka. Disa mësuesve nga Tirana, joshja i vjen nga shkolla e Besëlidhja. Tetë vitet e fundit nxënësit e saj kanë fituar 65 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kjo me ndihmën e mësuesve të përkushtuar. Ka edhe mësues nga Shkodra. Kënaqësia që kanë marrë është e madhe. Për mësuesit kjo është një eksperiencë e veçantë. Dëshira e nxënësve dhe mësuesve ishte e njëjtë. Kjo bëri që lidhja të ishte më e fortë mes të gjithë aktorëve.

Nga dita në ditë lidhja mes nxënësve dhe mësuesve sa vjen e rritet. Sukseset e fëmijëve, janë edhe të mësuesve. Sfida e radhës e tyre është koncerti klasik “klasiket n’lissus” me 22 prill, që do të ngjisë në skenë 18 artistë, një format që do të prezantohet PR herë të parë për artdashësit lezhjanë e ku do të përfshihen nxënës, mësues e profesionistë të muzikës klasike dhe muzika më e bukur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!