Muzhaqi: Buxhet për laboratorët, vitin tjetër 1 mijë kodues

schedule17:29 - 22 Tetor, 2021

schedule 17:29 - 22 Tetor, 2021

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, në përfundim të mbledhjes së qeverisë ka bërë me dije se në projekt-buxhetin e vitit 2022, është vendosur në dispozicion një fond i politikave për të rinjtë dhe fëmijët.

Një prej problemeve janë laboratorët e teknologjisë dhe të shkencave për të cilët Muzhaqi thotë do të ketë një fond në dispozicion nëpër shkollat dhe universitetet e vendit. Ajo tha se do të ketë një buxhet për koduesit e rinj në lëndën e informatikës  si dhe buxhet për aktivitetet që do të zhvillohen në Tiranë gjatë këtij viti.

Për herë të parë kemi vendosur në dispozicion një fond në dispozicion të politikave për fëmijët. Sot do i japim zgjidhje një prej problematikave, laboratorëve. Kemi vendosur të vendosim laboratorët e teknologjisë dhe të shkencave. Projekt i veçantë është edhe për pjesën e arteve dhe zejeve që do përfshijë dhe pjesën  sportive dhe redaktimin formatit të informatikës. Po punojmë për një program për koduesit e rinj. Pritet që vitin tjetër të ketë rreth 1 mijë kodues për të cilën është alokuar dhe një projekt i veçantë. Do kemi në Tiranë Qendrën Kombëtare  Kulturore e fëmijëve. Kemi alokuar një buxhet që do të përdoret për të kryer aktivitetet, tha Muzhaqi.