ELBASAN – Shtëpia me bahçe trëndafilash dhe çardak, tipike elbasanase, që i përket shekullit të XVI mbart vlera të rralla historike dhe kulturore.
Në të shtihet muzeu etnografik i qytetit.
Çdo dhomë e çdo objekt që ndodhet aty është dëshmi e stilit të jetesës së qytetarëve të Elbasanit në shekuj.
Veshjet i përkasin shekullit të XIX ndërsa orenditë janë edhe më të hershme.
Ndodhur në qendër të qytetit ky muze grish kureshtjen e shqiptarëve dhe të huajve.
Silvana Belegu, drejtore e muzeut tregon se numri i vizitorëve në këtë shtëpi njeh rritje nga viti ne vit.
Në Muzeun Etnografik të Elbasanit qe u krijua ne vitin 1986 prezantohen rreth 600 objekte origjinale. Pjesa më e madhe e tyre janë të natyrës antike dhe i përkasin vetëm qytetërimit iliro-shqiptar./abcnews.al