Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Muzeu bardheblu i shekullit, Tirana nis fushatën e grumbullimit të trofeve

schedule21:17 - 5 Mars, 2020

schedule 21:17 - 5 Mars, 2020

Ky vit është ndryshe nga të tjerët në klubin e Tiranës. Bardheblutë festojnë 100-vjetorin e krijimit të klubit dhe objektivi i madh është fitimi i titullit kampion, trofe që mungon prej 11 vitesh. Skuadra e Egbo është në rrugën e duhur dhe kryeson Kategorinë Superiore me gjashtë pikë më shumë se Kukësi ndjekës.

Drejtuesit e klubit kanë marrë një nismë në lidhje me grumbullimin e trofeve të shumta që kanë fituar në çdo kategori sportive. Disa prej tyre mungojnë në muzeun që po përgatitet. 24 herë kampionët e Shqipërisë në futboll kanë një kërkesë për tifozët dhe kërkojnë ndihmën e tyre për të pasuruar Muzeun e Shekullit.

Në kuadër të 100 vjetorit të Klubit të Futbollit Tirana, në kalendarin festiv është përgatitur një fushatë e rëndësishme për të rikthyer në shtëpi trofetë e humbur dhe titujt e mohuar. Për shkak të tranzicionit që klubi ka kaluar pas viteve 1990, një pjesë e trofeve të fituar ndër vite mungojnë në kabinetin e kupave bardheblu.

Klubi po bën gati Muzeun e shekullit Tirona, ku do të ekspozohen trofetë e fituar në 100 vite histori. Basketbollistja e njohur e Tiranës Nora Goxhaj, njëkohësisht dhe bashkëshortja e ikonës bardheblu, Arben Minga ka dorëzuar pranë klubit dy trofe të para viteve 1990, veprim për të cilin meriton falënderim publik.

Ne kuadër të kësaj fushate, ftojmë të gjithë personat qe kanë trofe, kupa apo dhe çmime që meritojnë një vend në muzeun e KF Tiranes, të kontribuojnë duke i risjellë në shtëpi. Vlerat historike duhen servirur për të gjithë. Numri i kontaktit 0682040322 do të jetë në dispozicionin tuaj për të mundësuar këtë fushatë. Mund të na kontaktoni edhe nëpërmjet email: [email protected]“, lexohet në komunikatën e klubit kryeqytetas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!