“Muza” e Botërorit të Brazilit, e panjohur në stadiumet e Katarit

schedule21:25 - 29 Nëntor, 2022

schedule 21:25 - 29 Nëntor, 2022

Kur Brazili organizoi Kupën e Botës në vitin 2014, Adriana Lima ishte “muza” e ngjarjes. Modelja nga Brazili promovoi Kupën e Botës të vendit të saj kudo. Që në moshë të re kishte një tërheqje në sport por pasi ndoqi karrierën si supermodele, u kufizua në mbështetjen e ekipeve kombëtare të vendit të saj.

Brazilianja e cila ishte një nga engjëjt më të njohur të “Victoria’s Secret” aktualisht ndodhet në Katar dhe po shikon Kupën e Botës me mikeshat e saj duke dashur të shohë Brazilin të fitojë trofeun e tyre të 6-të. Pak muaj pas lindjes së fëmijës së tretë, bukuroshja u rikthye në Botëror, për të mbështetur Brazilin.

limna_20110

Ajo u shfaq në tribuna në ndeshjet e Brazilit dhe Zvicrës dhe nuk njihet. Modelja duket më e mbushur pasi sapo është bërë nënë për herë të tretë. Lima ndodhet në Katar si e ftuar e kompanive që kanë lidhje me eventin, është e pranishme në Gala e FIFA-s dhe shoqërohet nga disa mikesha të saj.

limasd

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!