Përhapja e mutacionit Delta në Britaninë e Madhe po shkakton shqetësim, ndërsa shumë vende kanë filluar të marrin masa.
Portugalia ka vendosur karantinë 14-ditore për të gjithë udhëtarët që udhëtojnë nga Britania e Madhe nëse nuk paraqesin një certifikatë që janë vaksinuar plotësisht të paktën një ose dy javë para mbërritjes së tyre.
Qeveria ka shtuar Britaninë në destinacionet ku udhëtarët ose do të duhet të qëndrojnë në karantinë në shtëpi ose në një vend të rekomanduar nga autoritetet shëndetësore.
Rregulli hyn në fuqi nga mesnata deri në 11 korrik, kur do të rishikohet situata epidemiologjike. g.v/abcnews.al