Shkodran Mustafi nuk ka duruar më. Mbrojtësi me origjinë shqiptare është kritikuar tepër nga tifozët e Arsenalit dhe tashmë ka dalë kundër tyre. Në një intervistë të gjatë për Der Spiegel, mbrojtësi tha:
“Në dy sezonet e para, gjithçka po shkonte mirë dhe po bëja ndeshje të mira. Papritur, gjatë sezonit të fundit, të gjithë dolën kundër meje dhe kam marrë kritika shpeshherë të pamerituara. Tifozët më fajësonin mua për çdo humbje të Arsenalit, madje edhe kur nuk isha në fushën e lojës.
Mbaj mend një ndeshje kundër Liverpool në dhjetor të 2018-ës. Vija nga një dëmtim i gjatë dhe nuk kisha bërë asnjë ditë stërvitje. Trajneri më kërkoi të luaj, sepse nuk kishim alternativa. Bëra disa gabime dhe në pjesën e parë, po humbnin 1-4. Nuk e harroj kurrë trajtimin që më bënë tifozët. Shkuan deri aty sa më kërcënuan mua dhe familjen time.
Gjithçka çfarë kam dashur të bëj është të ndihmoj Arsenalin, kam luajtur edhe i dëmtuar. Tani nuk shkoj më në luftë, e kam thënë dhe më përpara. Tani jam bërë si një tabelë qitje, të gjithë më fajësojnë mua. Familja më ka qëndruar pranë, madje gruaja ime më ka thënë diçka që nuk do e harroj kurrë: Nëse je kaq lojtar i keq sa të bëjnë njerëzit, nuk do të ishe kampion bote dhe nuk do të luaje me Arsenalin. Kjo fjali më jep forcë dhe besim se gjithçka do të shkojë në vendin e duhur me kalimin e kohës”, përfundoi Mustafi./abcnews.al