Mustafaj: Ankimimi i vendimit të gjykatës nga PD, duket sikur ata po punojnë kundër bashkimit

schedule19:44 - 25 Mars, 2022

schedule 19:44 - 25 Mars, 2022

Analisti Besnik Mustafaj, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, situatën politike në PD, pas vendimit të gjykatës e cila njohu ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Mustafaj tha se shkuarja e Sali Berishës dhe grupit të Rithemelimit në seli ishte gjëja më e mirë, duke shtuar se sjellja e tyre aspak triumfaliste përballë kundërshtarit ishte e duhura.

Për mua ishte sjellja e përshtatshme nga Berisha dhe mbështetësit e Komisionit të Rithemelimit që shkuan në PD, sepse ata nuk treguan ndaj Alibeajt apo të tjerëve asnjë sens triumfalist, çdo sjellje triumfaslite do të ishte e papërshtatshme”, tha Mustaffaj.

Sa i përket deklaratave të bëra nga kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj dhe ankimimit të vendimit të gjykatës, Mustafaj tha se kjo nuk tregon atë që përsëritet në retorikën e përditshme, thirrjes për bashkim.

Sipas tij Alibeaj dhe të tjerët me atë që po bëjnë duket sikur po punojnë kundër bashkimit.

Për vazhdimi i kësaj retorike tani ata i nxjerr jo vetëm jashtë realitetit por i bën dashje pa dashje si ushtëtarë që kërkojnë dëmtimin. Ato po shtojnë dëmin duke mbajtur para opinionit publik një konflikt që është zgjidhur nga gjykata dhe nga anëtarësia. Mbajta gjallë ekëtij konflikti dëmton idenë e bashkimit”, tha Mustafaj.

/Abcnews.al/