Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij dhe të kabinetit qeveritar.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook , Mustafa i cili është edhe partner i Kurtit në këtë qeveri, ka thënë se Kosova sot kompletoi të gjitha institucionet e saja, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë:
Uroj Kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjen e tij dhe të kabinetit qeveritar.
Ecëm ngadal, me vështirësi, por arritëm në cak. Kosova sot kompletoi të gjitha institucionet e saj.
Pritjet janë të mëdha, ashtu sikurse edhe premtimet, por Qeverisë duhet dhënë hapësirë të punojë normalisht. Nuk e ka leht!/abcnews.al