Mustafa para takimit me Kurtin: LDK ka bërë ofertë të balancuar

schedule17:18 - 28 Janar, 2020

schedule 17:18 - 28 Janar, 2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa para  që do të mbahet pasditen e kësaj të marte në prani të shteteve të  QUINT-it, ka deklaruar se LDK-ja ka paraqitur ofertën që është shumë e balancuar.

“Sa i përket LDK-së, ne i kemi bërë të qarta qëndrimet dje. Ne kemi ofruar një zgjidhje e cila funksionin, e cila ju ofron dy palëve një partneritet të fortë, edhe do të thotë një balancim të pushteteve”, tha Mustafa.

Bdër të tjera në fjalën e tij para takimit Mustafa ndër të tjera ka theksuar se LDK nuk i ka ftuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it, dhe se këtë e ka bërë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ndërkohë bëhet me dije se oferta e fundit e LDK-së ka qenë që VV-ja të heqë dorë nga posti i kryeparlamentarit, të cilin e mori më 26 dhjetor Glauk Konjufca, dhe në momentin e përzgjedhjes së presidentit pas një viti, LDK-ja të marrë postin e presidentit e kryeparlamentarin t’ia kthejë VV-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!