Mustafa Nano: Qëndrimi i Shqipërisë në OKB më i arsyeshmi

schedule15:00 - 22 Dhjetor, 2017

schedule 15:00 - 22 Dhjetor, 2017

Analisti Mustafa Nano e ka cilësuar qëndrimin e Shqipërisë ndaj rezolutës së OKB-së, si më të arsyeshmen e mundshme, ndonëse ai pranon se ka qenë një vendim i vështirë por I detyrueshëm për Tiranën. Këtu, gjykon Nano, ka luajtur rol jo vetëm synimi i Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Europës, nga e cila nuk mund të distancohej, por edhe faktor turk në Ballkan. Në një intervistë për ABC News, Mustafa Nano tregon edhe nëse, sipas tij, Shqipëria do ketë pasoja për këtë vendim, apo jo.

Një lëvizje të detyruar por edhe më të arsyeshmen, e konsideron Mustafa Nano qëndrimin e Shqipërisë ndaj rezolutës së OKB-së që kundërshton qëndrimin amerikan ndaj Jeruzalemit.

Në dilemën mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës ku dëshiron të anëtarësohet, procesi i integrimit të Shqipërisë, sipas Mustafa Nanos ka luajtur rolin e vet.

Por ky nuk është i vetmi shkak. Në analizën e tij Nano gjen edhe një faktor tjetër që gjykon se ka peshuar më shumë në qëndrimin e Tiranës.

Kur vjen fjala te ndëshkimet e paralajmëruara nga Uashingtoni, Mustafa Nano mendon se ato nuk mund të jenë financiare në rastin e Shqipërisë, por më shumë një braktisje politike. Por edhe ky, skenar, gjykon ai, nuk ka gjasa të ndodhë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!