Mustafa Nano ironizon politikanët: Nuk e kuptoj se si këta njerëz nuk lodhen duke thënë gjëra që nuk i besojnë

schedule21:08 - 17 Prill, 2020

schedule 21:08 - 17 Prill, 2020

Në monologun tij të kësaj jave në “Provokacija”, Mustafa Nano ka ironizuar politikanët shqiptarë të cilët sipas tij janë të prirur  që të komentojnë çdo ngjarje dhe dukuri dhe pse në shumicën e rasteve nuk i besojnë ato.

Nano ka theksuar faktin se si politikanët shqiptarë nuk ndalen duke bërë urimet e tyre monotone në çdo festë, për Pashke dhe për Ramazan dhe pse në pjesën më të madhe të rasteve nuk janë në dijeni të domethenies së veçantë të tyre.

Në monologun e kësaj të premteje Nano theksin e ka vënë te reagimi  i presidentit Ilir Meta për vdekjen e shkrimtarit kilian, Sepulveda që sipas tij Meta nuk ka asnjë lidhje dhe se është i bindur që si ka lexuar asnjë vepër.

Monologu nga Mustafa Nano:

Dje në morinë e lajmeve të trishtuara të të gjithë botës ishte dhe një lajm për të gjithë ato që kanë që kanë pasion letërsinë është ndarë nga jeta shkrimtari i njohur kilian, Luis Sepulveda. Mund të ketë pasur shumë shqiptarë që mund të kenë provuar dhimbje nga vdekja e Sepulvedës. Për të gjithë ju që jeni duke më ndjekur nga shtëpia kam një pyetje në formë kuizi; Kujt shqiptari i ka dhembur më shumë ndarja nga jeta e Sepulvedës, Ismail Kadaresë, Piro Mishës, Mustafa Nanos, Aurel Blasarit, Flori Mumajesit, Bleona Qeretit apo Zef Dedës? Është një kuiz shumë i fortë, por që të mos ju lë të lodheni shumë përgjigjen po jua jap unë asnjërit prej ktyre, pasi asnjëri nuk ka lënë ndonjë shënim për ti bërë ndonjë homazh për Sepulvedën, jo se nuk e vlerëson por thjeshtë ashtu e kanë parë të arsyeshme.

Mesa kam vënë re unë asnjë në botën shqiptare nuk e ka parë të udhës të lërë një shënim dhe të nderojë Sepulvedën me përjashtim të njërit, vetëm një person dhe është vetëm ky person që i ka dhimbur humbja e Sepulvedës dhe ai është presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili menjëherë ju përgjigj flakë për flakë këtij lajmi, menjëherë në profilin e tij në Facebook, shkruajti dhe la një shënim. Ku shkruan “Beteja me COVID-19 fatkeqësisht ”theu” edhe shkrimtarin, publicistin dhe gazetarin e njohur kilian Luis Sepúlveda.I pathyeshëm nga diktatura, burgjet dhe internimet e grushtit të shtetit kundër demokracisë nga diktatori Pinoçet, ky shkrimtar dhe publicist kurajoz frymëzoi popullin e tij me qëndresën heroike dhe kurajon intelektuale për rivendosjen e demokracisë. Autor i shumë veprave të njohura etj”.

Unë jam i befasuar nga fakti se Presidenti Ilir Meta ka lënë këtë shënim. Nuk dihet se çafrë lidhje mund të ketë Ilir Meta me Sepulvedën, unë jam i prirur të them se ai nuk është i prirur të ketë lexuar ndonjë libër të tij pasi veprat e tij nuk janë të përkthyera në shqip, ai mund të lexojë dhe në anglisht por mesa di unë dhe duke njohur pasionin e munguar të Ilir Metës për letërsinë them se nuk e ka lexuar. Për mua e vetmja gjë e përbashkët është respekti që kanë pasur Alenden politikan. Ehde këtu unë jam i prirur të besoj se Ilir Meta më shumë ëhstë i prirur që të vlerësojë gjestin Alende sesa atë vetë.

Për mua ëhstë argëtuese kjo sjellje, e kam fjalën për sjelljen e Metës që nuk është vetëm e tij por e të gjithë politikanëve shqiptarë të cilët nuk lënë rast, tragjedi, dukuri apo personazh pakomentuar në profilet e tyre sociale dhe pse këto ngjarje mund të mos kenë lidhje me botën shqiptare, këto marrin guximin të bëjnë protagonistin që për mua është qesharake. Për mua është qesharake kur këto bëjnë të njëjtën gjë dhe me gjëra të tjera siç janë tani kemi Pashkët Ortodokse, një javë më parë ishin ato Katolige dhe të gjithë politikanët shqiptarë uruan shqiptarët, me rastin e pashkëve, dita e madhe e ngjalljes së Krishtit, këto janë fjalë që do i thonë ytë gjithë ato. Pastaj kemi muajin e madh të Ramazanit në të cilën besimtaret myslimanë do të bien në paqe më shpirtin e tyre, do të bëjnë saktifica dhe mundime njerzore në mënyrë që pas muajit të Ramazanit të dalin njerëz më të mirë, jam i sigurt që këto janë fjalë që do të thuhen nga politikanët shqiptarë. Nuk e kuptoj se si këta njerëz nuk lodhen duke thënë gjëra që nuk i besojnë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!